Kirurgji e Përgjithshme

Kirurgjia e Përgjithshme tek Spitali Kavaja ofron një gamë gjithëpërfshirëse ndërhyrjesh, nga operacionet abdominale, torakale, lëkurës, duke përfshirë biopsi vitale për diagnoza të sakta. Duke kombinuar teknikat klasike dhe laparoskopike, ne i japim përparësi rehatisë së pacientit për diagnostikim të saktë dhe rezultate optimale kirurgjikale.

Biopsia, procedurë e rëndësishme diagnostike

Biopsitë përfshijnë heqjen dhe ekzaminimin e mostrave të indeve për të diagnostikuar ose përjashtuar sëmundjet e dyshuara.

Laparaskopia

Në Spitalin Kavaja, përpos metodës klasike të operimit në mënyre të hapur, përdoret edhe teknika moderne kirurgjikale laparoskopike për të përmirësuar rezultatet e pacientit dhe për të minimizuar invazivitetin.